Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e arrestimit të disa serbëve lokalë në veri të Mitrovicës, shkaku i pengimit të lyerjes së një flamur afër urës së Ibrit.
Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan.
Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer. /Gazeta Enigma