Brnabiq për takimin me Kurtin: Ai bën cirk nga çdo takim

Brnabiq për takimin me Kurtin: Ai bën cirk nga çdo takim

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha sot në një emision televiziv se takimi me Kurtin ishte shumë i “stuhishëm”.

Ajo deklaroi se ishte absolutisht e vërtetë që ajo i tha Albina Kurtit se “Serbia nuk mund të pushtojë territorin e saj”.

“Unë duhej të reagoja, ne jemi një shtet i njohur, nuk jemi të barabartë dhe nuk mund të trajtohemi si të barabartë”.

Brnabic deklaroi se Kurti kërcënon me procese gjyqësore në lidhje me gjenocidin çdo ditë dhe tha se ai nuk duhet të kërcënojë, por nëse dëshiron, ai duhet të ngrejë një proces gjyqësor.

“Ai e bën çdo takim një cirk, i cili është i pakuptimtë”, tha kryeministrja serbe.

Related Articles