Brnabiq përmendi Kurtin në seancën e Kuvendit të Serbisë, reagon këshilltari i kryeministrit

Brnabiq përmendi Kurtin në seancën e Kuvendit të Serbisë, reagon këshilltari i kryeministrit

Seanca e Kuvendit të Serbisë u zhvillua mes tensioneve dhe kaosit, pasi në sallë u hodhën bomba me tym.

Në mes të kësaj atmosfere të tensionuar, kryeparlamentarja Ana Brnabiq shfrytëzoi foltoren për të sulmuar opozitën serbe, duke i quajtur ata “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”.

Për më tepër, gjatë fjalës së saj, ajo përdori gjuhë fyese dhe diskriminuese, duke e përsëritur terma ofendues.

Teksa fliste, Brnabiq mbante në duar artikuj të mediave kosovare që kishin raportuar për zhvillimet në Parlamentin e Serbisë.

Ajo pretendoi se opozita serbe, për shkak të reagimeve të shqiptarëve, po paraqitet si “heroike”.

Në lidhje me këtë deklaratë, ka reaguar këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj.

Ai e kundërshtoi pretendimin e Brnabiqit, teksa theksoi se Kosova është një demokraci dhe se Kurti nuk ka asnjë kontroll mbi mediat.

“Një sqarim për Ana Brnabiq: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, shkroi Zulfaj.

Related Articles