Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë vazhdon të jetë sulmuesi i vetëm te skuadra e Chelseat.
Broja sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Tottenham Hotspur, të dielën në Premierligë.
Faqja zyrtare e Bluve të Londrës ka publikuar një video ku shihet Broja duke shënuar gol në stërvitje edhe me këmben e tij të majtë, që sigurisht që s’është më e forta e tij.
Broja ka shumë oferta në tavolinë, por duket se sulmuesi shqiptar do të qëndroj te Chelsea gjatë këtij sezoni.
Goals, goals, goals! ???? pic.twitter.com/kpW5sIkqrB— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 12, 2022