Armando Broja beson se Shqipëria ka bërë paraqitje të mirë ndaj Spanjës.
Sulmuesi i Southamptonit ka shprehur keqardhje për humbjen e sotme mer rezultat 2-1 ndaj Spanjës.
“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në minutën e 80-të kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me gol të bukur. Është gjë e vogël që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë. Jam shumë i kënaqur që luajta titullar. Trajneri e bën formacionin, detyra ime është të stërvitem mirën. Kam pasur shumë kënaqësi. Jam i mërzitur që nuk barazuam pse jo edhe të fitonim, duhet të nxjerrim mësim”, deklaroi Broja./GAZETA ENIGMA/