Ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, tani trajner i njohur në futbollin kosovar, Armend Dallku, ka folur në një podcast të Telegrafit rreth paraqitjes së ekipit kuqezi në Euro 2024, ndërsa është ndalur edhe te cilësia e sulmit të kuqezinjve në këtë Kampionat Evropian.
Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë, edhe pse në sulm kishte emra si Armando Broja, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.
Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.
Treshja e sulmit, edhe pse luajtën të tre, nuk arriti të shënojë asnjë gol. Armend Dallku e ka zgjedhur se cili është sulmuesi më i preferuar te kjo Shqipëria aktuale.
“Unë mendoj që Broja është një nivel më lartë se të tjerët, jo vetëm prej tyre, por nga i gjithë ekipi. Ka shumë njerëz që e konsiderojnë ndryshe, por unë them që jemi me fat që kemi një lojtar siç është Broja”.
“Në çoftëse i referohemi ndeshjes me Italinë, ai vrapo shumë dhe ishte i vetëm në sulm. Nëse e shohim treshja e sulmit ka vrapuar më së shumti në atë ndeshje. Broja i dha dy kartonë të verdhë kundërshtarit, ndërsa i dha edhe frymë ekipet të afrohej afër portë, pasi pjesa e tjetër ishte pothuajse ineksistente”.
“Trajneri ka vepruar shumë mirë dhe shumë mençur me përzgjedhjen e këtyre sulmuesve”.
Më poshtë mund ta ndiqni të gjithë bashkëbisedimin e Armend Dallkut me dy gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri.