Armando Broja është i papërmbajtshëm, pas nënshkrimit të kontratës së re me Chelsean.
Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një makineri golash, teksa ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës me ekipin e 23-vjeçarëve të Chelseas, në përballjen ndaj Woking, ku blutë e Londrës u përmbysëm nga 0:3 në 4:3.
Broja realizoi golin e tretë për Chelsean në minutën e 45-të.
Shqiptari mori një top nga 40 metra duke iu drejtuar portës, ndërsa tentoi pasimin për te Thomas, por topi iu kthye sërish dhe sulmuesi e dërgoi më pas në portën kundërshtare.