Portieri veteran Gianluigi Buffon shpërtheu në lot pasi Parma u eliminua nga play-offi i Serisë B nga Cagliari i Claudio Ranierit të shtunën vonë në mbrëmje.
Ish-portieri 45-vjeçar i Juventusit kishte ëndërruar të ndihmonte Parmën, klubin që i dha mundësinë e tij të parë që të kthehej në Serie A.
Parma u mposht me rezultatin 3-2 dhe humbi gjasat që të ngjitej në Serie A.
Buffon nuk mundi t’i frenonte emocionet e tij pasi ai dhe pjesa tjetër e skuadrës shkuan për të falënderuar tifozët e Parmës për mbështetjen e tyre pas ndeshjes.