Ferizaj – Liria, sot luhet ndeshja e madhe e barazhit

Ferizaj – Liria, sot luhet ndeshja e madhe e barazhit

Sot në Podujevë zhvillohet ndeshja mes Lirisë dhe Ferizajt, e vleshme për barazhin e Superligës së Kosovës.

Liria dhe Ferizaj ballafaqohen sot me fillim nga ora 15:00, në kuadër të barazhit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ferizaj synon të mbetet në Superligë, teksa FC Liria tenton rikthimin e madh në elitën e futbollit kosovar.

Në këtë takim stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, teksa dy tifozeritë “Ujqit” dhe “Arpagjik” priten të jenë në numër jashtëzakonisht të madh.

Fituesi i këtij ballafaqimi do luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, teksa humbësi në Ligën e Parë.

Related Articles