Bujanoc: Zgjatet orari për kafiteritë dhe restorantet e Bujanocit deri në 23:30

Bujanoc: Zgjatet orari për kafiteritë dhe restorantet e Bujanocit deri në 23:30

Gjatë muajit të Ramazanit ka filluar të aplikohet orari i zgjatur i operimit të lokaleve hoteliere e restauranteve në Bujanoc, deri në ora 23:30.

Zgjatjen e orarit të punës e kishte konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit,  Nagip Arifi, i cili paraprakisht iu kishte drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike, për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit. Zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve”, thuhen në njoftimin zyrtarë të komunës së Bujanocit.

Sipas vendimit u lejohet që objektet e gastronomisë në territorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta, ndërsa këtij vendimi i ka parapri kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të kësaj komune.

Related Articles