Ambasadori amerikan mbështet zhvillimin e arsimit

Ambasadori amerikan mbështet zhvillimin e arsimit

Ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me zëvendësministrin, Dukagjin Pupovci, si dhe shefja e kabinetit të ministres, Edita Buçinca, kanë takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Sipas një njoftimi për media, ministrja Nagavci e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për programin qeverisës, që objekt strategjik i tij janë të gjitha fushat e arsimit në Kosovë.

Në këtë takim, u shpreh vullnet për bashkëpunim që nga vlerësimi formativ e deri te ndërlidhja e arsimit me tregun e punës, duke përmendur këtu inkuadrimin e ish bursistëve të mbështetur nga Qeveria Amerikane.

Ambasadori Kosnett ka theksuar se Qeveria Amerikane e mbështet zotimin e Qeverisë së Kosovës që në pozita të rëndësishme të vendosen persona të kualifikuar.

Po ashtu, Ambasadori e ka cilësuar si të nevojshëm edhe krijimin e programeve për mësimin e gjuhëve të komuniteteve.

Nagavci theksoi se deri në vjeshtën e këtij viti do të krijohet programi për përfshirjen e profesorëve nga mërgata. Ajo e vleresoi të rëndësishëm bashkëpunimin me Fakultetin e Edukimit për t’u siguruar që programet e tij synojnë programe cilësore.

Related Articles