Bulliqi: U munduan të na marrin fitoren me forma të fëlliqta, por qytetarët treguan vetën

Bulliqi: U munduan të na marrin fitoren me forma të fëlliqta, por qytetarët treguan vetën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpejtim Bulliqi, ka shpallur vetën fitues, duke thënë se përkundër faktit që kundër-kandidati i tij u mundua t’ia marrë fitoren, qytetarët e treguan vetën.

“Përkundër faktit që u munduan me çdo formë të fëlliqët ta marrin fitoren e qytetarëve, por qytetarët e treguan vetën dhe na dhanë prapë fitoren”, është shprehur Bulliqi për T7, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Tutje, Bulliqi tha se për këta 10 muaj kanë punuar për qytetarët.

“Për këto 10 muaj kemi punuar për ta dhe për katër vjetarin e ardhshëm do të jem në krye të detyrës për të gjithë qytetarët llapjanë”, ka thënë ai.

Bulliqi fitoren e tij e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një statusi në facebook. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles