Një grua nga Prishtina ka raportuar polici se bashkëshorti e keqtrajtoi dhe e largoi nga shtëpia, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Sipas policisë, gruaja vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten.
Tutje nga policia bëjnë të ditur se ende nuk ka intervistuar të dyshuarin, dhe se rasti po hetohet.
“Prishtinë 07.02.2022 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje. Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta Enigma/