Burri në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë barnash

Burri në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës, konsumon mbidozë barnash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet brenda Qendrës Emergjente në Ferizaj, kanë bërë me dije se 44-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi që dyshohet se kishte konsumuar sasi të tepruar të ilaçeve.

Pas dhënies së ndihmës së parë, për shkak të gjendjes së rëndë, viktima është transportuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa ende nuk dihen motivet që shtynë viktimën të bëjë këtë veprim, njofton Sinjali.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Related Articles