Burri nga Peja e rrahu gruan për 8 mars dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet nga Policia

Burri nga Peja e rrahu gruan për 8 mars dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet nga Policia

Një burrë është arrestuar të shtunën, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas raportit të Policisë ai e kishte rrahur gruan e tij, derisa aty thuhet se po ashtu ai kishte tentuar që ta godiste me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pejë, rreth orës 15:00.

Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/

Related Articles