Egzon Bytyqi, 26-vjeçari që dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij 25-vjeçare, Jetlira Foniqi, është në gjendje të rëndë pas plagëve nga arma e zjarrit, që dyshohet se janë të vetëshkaktuara.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka bëri të ditur se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa sipas saj, plagët janë shkaktuar në pjesën e kokës, dhe siç thotë gazetarja, plagët janë hyrëse dhe dalëse, njëkohësisht i dyshuari ka gjakderdhje, transmeton Klankosova.tv.
“Nga kjo ngjarje e trishtë, një grua ka përfunduar e vdekur dhe dyshohet se të ketë ndodhur nga bashkëshorti i saj, dhe sipas prokurorisë, ai e ka vetëplagosur veten rëndë. Bëhet fjalë për një qytetar të moshës rreth 27-vjeçare, sepse është i lindur në vitin 1999, për E.B., i cili aktualisht vazhdon trajtimin në Qendrën Emergjente. Ende nuk është transferuar në Njësinë e Mjekimit Intensiv, ani se është rast për këtë njësi. Gjendja e tij vazhdon të jetë tejet e rëndë, dhe situata e tij shëndetësore e pamundëson të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, edhe mbrëmë kur është pranuar edhe sot gjatë ditës”, tha Uka.
