Një burrë nga Karolina Veriore i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet është falur plotësisht nga guvernatori.
Dontae Sharpe ka luftuar për të provuar pafajësinë e tij që nga arrestimi më 1994. Ai u lirua nga burgu në gusht të 2019-s.
“Emri im është pastruar”, ka thënë ai.
Historia e Sharpe vuri theksin tek ajo se sa vjet mund të marrë që të marrësh një falje të tërësishme edhe nëse personi është i shfajësuar dhe fiton lirinë.
Gurvernatori Roy Cooper përmes një deklarate ka bërë shpalljen e faljes së tij, duke thënë se ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që padrejtësia t’u njihet plotësisht dhe publikisht”.
Me faljen e plotë, Sharpe do të mundet të adresojë kërkesë për kompensim, shkruan BBC, përcjellë Gazeta “Enigma“.