Vdes tragjikisht një person në Rugovë, iu rrokullis traktori gjersa po priste dru

Vdes tragjikisht një person në Rugovë, iu rrokullis traktori gjersa po priste dru

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Malaj të Rugovës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull  kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën.

Viktima pasi është dërguar në emergjencë ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.

Ndërsa sipas Policisë, rasti është duke u hetuar. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles