“Buxheti i parë për mandatin që na pret”, Kurti i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet

“Buxheti i parë për mandatin që na pret”, Kurti i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet

3.6 miliardë euro do të jetë buxheti për vitin 2025, i projektuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan Enigma.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projekt-buxhetin për vitin 2025, që kap shifrën prej 3 miliardë e 608 milionë euro. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky buxhet është për të gjithë, duke theksuar se krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, rritja është për rreth 300 milionë euro.

Ai u shpreh i bindur se do të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës edhe për një mandat.

“Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për mandatin që na pret. Andaj, të jeni të sigurt që edhe ministrat tanë janë përkujdesur që buxhetet e ministrive të tyre t’i dizajnojnë si për vete”, ka deklaruar Kurti.

Kurti tregoi edhe se si do të ndahen këto mjete, sektor për sektor. 916.5 milionë euro, Kurti tha se do të shkojnë për pagat e sektorit publik, përfshirë këtu edhe rritjen që e prezantuan dje bashkë me Ministrin Hekuran Murati, 55 euro nga janari e 55 të tjera nga korriku.

Sipas Kurtit, kjo do ta sjellë pagën mesatare në sektorin publik për vitin 2025 në 870 euro bruto.

“Krahasuar me vitin para-pandemik 2019, kur buxheti për paga kishte qenë 616.9 milionë euro, në vitin 2025 kemi një rritje prej 300 milionë eurove vetëm për paga, apo përkthyer në përqindje, kemi të bëjmë me një rritje prej 48.5%. Bruto Produkti Vendor ndërkaq, nga viti 2019 deri në vitin 2024 është i projektuar të rritet për 46.2%”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë tha se me të në Qeveri, rritje të pagave do të ketë çdo vit dhe aq sa rritet ekonomia.

“Ashtu siç e kemi thënë pra, rritja e pagave në qeverinë tonë lidhet me rritjen ekonomike – aq sa rritet ekonomia e produktiviteti, do të rriten edhe pagat. Kjo edhe u jep siguri e parashikueshmëri shërbyesve publikë, sepse me neve e dinë saktë se rritje të pagave do të ketë çdo vit dhe aq sa rritet ekonomia, ashtu siç tashmë e kemi dëshmuar, por njëkohësisht kjo metodë nënkupton edhe qëndrueshmëri fiskale në afatgjatë sepse sektori publik kësisoj nuk bëhet barrë që e kolapson pjesën tjetër të ekonomisë”, shtoi Kurti.

Ai vazhdoi duke treguar për mjetet që do të ndahen nëpër sektorë të tjerë.

Tek kategoria Mallra dhe Shërbime, Kurti tha se kanë planifikuar që 105 milionë euro t’i ndajnë për nevojat e shëndetësisë, në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në ShSKUK, ashtu që të sigurohen barnat esenciale dhe materiali shpenzues përkatës. Ndërkaq 87 milionë euro tjera për nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes, që do të shkojnë në municion, pajisje e furnizime të nevojshme ashtu që policia dhe ushtria t’i kryejnë detyrat me efikasitet të plotë.

100 milionë euro tjera tha se janë buxhetuar për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20 përqind, e 60 milionë për të mbuluar rritjen e shtesave të fëmijëve.

Po vazhdojmë mbështetjen e rritur për skenën kulturore dhe sportin, gjithnjë duke u mbështetur edhe në rezultatet e shkëlqyeshme që na vijnë çdo ditë nga artistët e sportistët që na përfaqësojnë denjësisht. Ndërkaq, bujku ynë do të vazhdojë të jetë më i mbështeturi në rajon me subvencione e grante”, shtoi Kurti.

930 milionë euro të tjera, Qeveria ka planifikuar t’i çojë për investime kapitale në infrastrukturë.

Kurti ka folur edhe për projektet ku do të shpenzohen.

“…të cilat do të shkojnë në rehabilitim e ndërtim të hekurudhave dhe ndërtim të rrugëve rajonale e autostradave – rruga Prizren-Tetovë, hekurudha, që na lidh me portin e Durrësit, por edhe lidhja e aeroportit me hekurudhë e linjë të trenit, janë vetëm disa nga projektet. Investime parashihen edhe në sigurimin e furnizimit me ujë, siç janë projekti FLOËS që siguron ujin e pijes për zonën e Anamoravës, impianti i ujit të pijes që do të ndërtohet në Ferizaj, apo edhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë”.

Kurti tha se investimet do t’i vazhdojnë edhe në pjesën veriore të vendit, meqë siç tha “shtrirja e kontrollit atje dhe çështja e sigurisë janë tema të kryera”.

Mbi 200 milionë euro tjera ka thënë se janë buxhetuar për investime kapitale në sport, në tri vitet e ardhshme.

“Fokus të veçantë do të kenë edhe investimet infrastrukturore në sport, meqë afati për Lojërat Mesdhetare 2030 po afrohet. Mbi 200 milionë euro investime kapitale kemi buxhetuar në vetëm tri vitet e ardhshme, të cilat do të shkojnë në ndërtimin e infrastrukturës sportive nëpër komunat, që do të jenë nikoqire të këtyre lojërave”, shtoi Kurti.

Rritja tha se ka edhe nmë buxhetin për mbrojtje, ku për këtë sektorë do të shkojnë 208 milionë euro.

“Përderisa në dy vitet paraprake, nivelin prej 2% të Bruto Produktit Vendor e kemi mbërri tek pas ndarjeve të reja gjatë vitit, me vendime të qeverisë, për vitin 2025, që në fillim buxheti i mbrojtjes do të shënojë nivelin prej 2% të Bruto Produktit Vendor, me nivelin prej 208 milionë eurove. Kjo nënkupton se me ndarjet shtesë gjatë vitit kjo do ta tejkalojë edhe këtë 2% e Bruto produktit Vendor, që është edhe standard i NATO-s nga samiti i saj para një dekade në Ëells të Britanisë së Madhe”.

Ndërkohë, Komunat tha se do të kenë buxhet 788 milionë euro. Sipas Kurtit, ky buxhet është për 240 “Përveç kësaj, për komunat do të ketë edhe mbështetje shtesë përmes grantit të performancës apo edhe projekteve që bashkëfinancohen nga ministritë e linjës”, tha në fund Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti foli edhe për premtimet e opozitës, sa i përket rritjes së pagave, që ai i cilësoi si boshe.

“Ndërkohë, për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen, po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare, si kundërvlerë e vendimeve të mira qeveritare. Mirëpo, për një gjë duhet të jemi të sigurt, se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”.

Related Articles