Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e radhës.
“Dardanët” janë mposhtur nga Jordania në ndeshjen miqësore që u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 0:2. Golat për mysafirët i realizuan, Faisal dhe Al Daradreh, përcjell Gazeta “Enigma”.
Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli është i mendimit që trajneri aktual i Kosovës, Primozh Gliha nuk është trajneri adekuat.
“Ky trajner mundet të marrë një rezultat të mirë me Greqinë, por nuk do të jetë meritë e trajnerit, por i mobilizimit të lojtarëve pas kësaj humbje”, tha fillimisht Bylbyl Sokoli për ‘GazetaBlic Sport’.
Më pas, ‘Profa’ potencoi se ky trajner nuk premton atë që synon Kosova, teksa shton se pret të shoh nëse lojtarët do t’i binden sllovenit.
“E kam than CV e trajnerit nuk premton mobilizimin e ekipit tonë që premton ndonjë kualifikim në ndonjë eveniment! A do t’i binden këta lojtarë këtij trajneri do të shihet ne vijim”, përfundoi Bylbyl Sokoli.
Kosova ndeshjen e radhës e luan në kualifikimet e “Ligës së Kombeve” kundër Greqisë të dielën.
/Gazeta Enigma/