Bytyqi thotë se Kusari-Lila nuk ka lexuar Projektligjin për UÇK-në

Bytyqi thotë se Kusari-Lila nuk ka lexuar Projektligjin për UÇK-në

Ish-deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila i doli në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratën e tij për arkivat e UÇK-së.

Ish-deputeti Gazmend Bytyqi ka thënë që Kusari e ka keqinterpretuar edhe e ka cituar në një mënyrë të gabueshme këtë projektligj.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me muzeun i cili do te krijohej një arkiv që do të funksiononte në kuadër të këtij muzeu.

Ai i fajëson Delegacionin e Kosovës që nuk e kanë dashur ta kuptojnë thelbin e këtij projekt ligji.

“Jo qe se kane lexuar por kane qene te pavëmendshëm ose s’kanë dashur ta kuptojnë thelbin e këtij ligji dhe po përdorin krejtësisht për qëllime të ulëta”, ka shtuar ai në emisionin “Frontal” në T7.

Bytyqi ndër të tjerash tregoj që si shumë ushtar që u kanë mbetur shenja një trup, edhe ai është një ndër ta.

“Jo vetëm unë po ka shumë ushtar që janë te plagosur, njëri prej tyre që i kam këto shenja që kanë mbetur nga lufta”.

Ndërsa, përmes një postimi në Facebook, Mimoza Kurasi-Lila kishte shkruar se “Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend”.

Related Articles