Hapja e arkivave të UÇK-së, reagon Mimoza Kusari-Lila

Hapja e arkivave të UÇK-së, reagon Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se reagimet e vrullshme dhe me sulme ofenduese ndaj Qeverisë Kurti dhe zëvëndeskryeninistrit, Besnik Bislimi pas takimit për të pagjeturit në Bruksel, e tregojnë në thelb pse çështja e të pagjeturve dhe shumë çështje tjera të luftës dhe pasluftës janë të pazgjidhura.

Kusari-Lila thekson të njëjtit akterë dhe të njëjtat grupime politike ishin në Kuvend legjislaturën e kaluar, kur vetë draftuan dhe prezantuan Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së dhe në atë projektligj Neni 3, pika, 1.11 vlerë e luftës është shënuar: Arkiva e UÇK-së.

“Dje e sot, mund të bërtasin, mund të ofendojnë, por mbi të gjitha, duhet të tregojnë, për cilën arkivë si vlerë të luftës e kishin fjalën kur draftuan projektligjin?! Projektligji është dokument zyrtar dhe publik në momentin kur dorëzohet për procedim në Kuvend”, ka shkruar Kusari-Lila.

Related Articles