Ndeshja e mbetur mes Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superliga, zhvillohet të dielën, shkruan Gazeta Enigma.
Enigma mëson se gjqytari Dardan Caka është deleguar për ta ndarë drejtësinë gjatë këtij takimi.
Gjithashtu, mësohet se Bujar Selimi dhe Besnik Morina do jenë dy asistentët e takimit që do të zhvillohet nga ora 12:00.
Gjyqtar i katërt është deleguar Ilir Mehmeti ndërsa në dhomën e VAR, gjyqtar do të jetë Erdall Zasella, së bashku me Edmon Zeqirin.
Vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Besfort Kasumi.
Loja mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet në stadiumin me bar sintetik. /Gazeta Enigma/