Cakolli: Ngërçi në Kuvend nuk është procedural – është politik

Cakolli: Ngërçi në Kuvend nuk është procedural – është politik



Eugen Cakolli nga KDI pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit ka theksuar se “ngërçi” i krijuar “nuk është procedural – është politik”, raporton Gazeta Enigma.

E sipas tij kjo bllokadë “nuk zgjidhet me “konsultime” të thirrura 30 minuta para seancës, nga Kryesuesi që është aty vetëm pse është më i vjetri në moshë, e jo sepse përfaqëson ndonjë autoritet politik vendimmarrës”.

“Konsultimet me peshë thirren nga lidershipi partiak. Dhe nëse Lëvizja Vetëvendosje ka vërtet vullnet për konstituim, duhet të punojë më seriozisht për një marrëveshje apo kompromis – jo të përsërisë një kandidaturë pa shumicë dhe të presë që numrat të ndryshojnë vetvetiu”, theksoi ai.

Sipas tij deputetëve po iu përshtatet kjo gjendje më shumë sesa zgjidhja e saj.

“Sepse Kuvendi nuk vetkonstituohet. Pa marrëveshje, nuk ka shumicë e as konstituim. Dhe sa më shumë përsëriten seanca me të njëjtin rezultat, aq më qartë bëhet që kjo fazë komode – pa afate dhe pa përgjegjësi – po iu përshtatet më shumë se zgjidhja vetë” . / Gazeta Enigma.

Related Articles