Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV) deklaroi se zgjedhjet në veri po karakterizohen me atmosferë të qetë, si shkak i mungesës së votuesve.
Sipas tij, kjo tregon mangësitë që ka ky proces zgjedhor dhe pamundësisë së institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës. Ai për KosovaPress mohon se ka Njësi Speciale që po garantojnë mbarëvajtjen e këtij procesi në katër komunat veriore.
Eugen Cakolli thotë se deri më tani numri i votuesve mbetet një-shifror.
Kjo, sipas Cakollit, tregon mangësitë e këtij procesi zgjedhor dhe pamundësisë së institucioneve për të garantuar proces gjithëpërfshirës.
”Kjo tregon edhe një herë për mangësitë që ka procesi zgjedhor si dhe pamundësisë së institucioneve tona për të garantuar një proces, i cili do të ishte gjithëpërfshirës, përkatësisht kur do të ofrohej mundësitë në kuptim të situatës së sigurisë që të marrin pjesë edhe votuesit nga radhët e komunitetit serb, të cilët për shkak të presioneve, mungesës së interesimit, por edhe mungesës së kandidatëve nga radhët e komunitetit serb, të cilën kanë vendosur që të mos marrin fare pjesë në procesin e votimit”, deklaroi Cakolli.
Nga monitorimet në qendrat e votimit, Cakolli tha se nuk kanë vërejtur parregullsi.
Cakolli u shpreh se në Komunën e Leposaviqit dhe atë të Zveçanit vërehet në afërsi të qendrave të votimit një prezencë e shtuar e njësive të KFOR-it dhe forcave të EULEX-it.
Në katër komunat veriore të drejtë vote kanë mbi 45 mijë qytetarë. Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 1092 qytetar në katër komunat në veri të Kosovës.