Ambasadori suedez në Leposaviq: Pjesëmarrja në zgjedhje është shumë e rëndësishme

Ambasadori suedez në Leposaviq: Pjesëmarrja në zgjedhje është shumë e rëndësishme

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka vizituar disa qendra votimi në Leposaviq.

Ai ka thënë se është shumë me rëndësi që të dilet në zgjedhje, derisa ka theksuar se ndjen keqardhje për mospjesëmarrjen në këtë proces nga Lista Serbe.

“Është hera e parë që Lista Serbe ka bojkotuar zgjedhjet. Mbajtja e zgjedhjeve është e mundur të bëhet kudo, zakonisht në shkolla, siç ka ndodhur përpara”, ka shtuar ai kur është pyetur për organizimin e zgjedhjeve nëpër kontejnerë.

“Është me shumë rëndësi pjesëmarrja në zgjedhje”, ka vazhduar ai, duke shtuar se “është me rëndësi që edhe Kosova edhe Serbia t’i zbatojnë ato për të cilat janë pajtuar në shkurt dhe mars. Pjesë e kësaj është edhe Asociacioni. Kjo është me rëndësi. Por me rëndësi është edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, ka thënë Westerlund për Kosovo-online.

Related Articles