Eugen Cakolli nga KDI-ja ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të vizitojë spitalet e mbushura me pacientë të infektuar nga koronavirusi, duke thënë se e ka obligim që të jetë pranë tyre.
Cakolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Vitia frekuentonte dasmat “pa komplekse, edhe vallëzojke bile”, teksa kritikoi mënyrën e menaxhimit të pandemisë.
“Pse ministri Arben Vitia nuk po i viziton hapësirat e mbingarkuara spitalore me pacientë të konfirmuar me COVID-19? Në dasma shkojke para pak kohe, pa komplekse, edhe vallëzojke bile”, ka shkruar ai.
“Si ministër, e ka për obligim moral e politik që me qenë pranë pacientëve, por sidomos edhe afër stafit shëndetësor, që edhe një herë po i vuan pasojat e politikave të gabuara në raport me menaxhimin e pandemisë”, ka thënë tutje ai.
Reagimi i tij vjen pas rritjes enorme të numrit të rasteve me koronavirus. Aktualisht në vend, janë të regjistruara 16.341 raste aktive me virus.
Si pasojë e numrit të lartë të rasteve, Gjermania të premten ka marrë vendim që në mesin e shteteve të tjera, ta fus edhe Kosoven tek kategoria e shteteve me rrezikshmëri të lartë.