Albi Mall Superliga e Kosovës po rikthehet me edicionin 2025/2026, që do të nis zyrtarisht ditën e diel.
Sipas programit, katër ndeshje janë caktuar që të zhvillohen ditën e diel, ndërsa një sfidë do të luhet gjatë ditës së hënë.
Në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Prishtinës që do të zhvillohet në Klinë, gjqytar kryesor është caktuar Dardan Çaka, i cili do të ndihmohet nga Besnik Morina, Hekuran Osmani dhe Rrezart Hasanaj, ndërsa Ilir Mehmeti dhe Fatlum Jashari do të jenë në VAR dhe AVAR respektivisht.
Në takimin tjetër mes Malishevës dhe Prishtinës së Re, drejtësinë do ta ndajë Mervan Bejtullahu, i cili do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Eridon Podvorica.
Lirim Jashari dhe Zgjim Rrahimi do të jenë përgjegjës për VAR dhe AVAR respektivisht.
Ndërkohë në duelin mes Drenicës dhe Llapit, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, i ndihmuar nga Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci, Egzon Dakaj, Erdall Zasella (VAR) dhe Faton Jakupi (AVAR).
Sa i përket duelit tjetër mes Ferizajt dhe Dritës, gjyqtar kryesor i takimit do të jetë Alban Shala, i ndihmuar nga Alban Ejupi, Drilon Rexhepi, Vigan Ibërdemaj, Mentor Ajeti (VAR) dhe Kastriot Peci (AVAR).
Në takimin e së hënës mes Gjilanit dhe Ballkanit, drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza, i ndihmuar nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Bardh Ajeti, Burim Jahmurataj (VAR) dhe Gzim Mehmeti (AVAR).