Mirlind Daku është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Rubin Kazan po luan në shtëpi përballë Akron Togliatti.
Ishte pikërisht Mirlind Daku ai që shënoi dy golat për të tijët. Në minutën e 10-të dhe në të 20-tën, u shënuan golat nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili i çoi në avantazh.
Ndeshja përfundoi 3-0.
Kujtojmë që Daku ishte pjesë e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës, por nuk la dot shenjë. Madje ai u zëvendësua pas 45 minutave të para.