“Camp Nou” do të rinovohet, ja ku do t’i luaj Barcelona ndeshjet si vendas

“Camp Nou” do të rinovohet, ja ku do t’i luaj Barcelona ndeshjet si vendas

Barcelona është e zhytur në borxhe dhe ka probleme të mëdha financiare, megjithatë presidenti Joan Laporta nuk i trembet asgjëje dhe pasi ka përpiluar kontratën e re 5-vjeçare për yllin e ekipit Lionel Messit e cila pritet të bëhet zyrtare gjatë javës së ardhshme ai ka afruar në skuadër emra si Aguero apo Depay, he nuk ka ndërmend të heqë dorë as nga projekti “Espai Barça” për rimodelimin e “Camp Nou”-t.

Barcelona synon ta modernizojë këtë impiant mitik duke rritur kapacitetin por edhe mbulimin e tribunave. Gjithsesi për momentin punimet që kanë nisur prej kohësh nuk po ecin me ritme shumë të shpejta, megjithatë klubi nuk kërkon të shpejtoj me punimet dhe ka planifikuar që për një vit skuadra të luajë jashtë “Camp Nou”.

Drejtuesit po mendojnë që për ndeshjet si skuadër pritëse Barcelona të transferohet në një tjetër stadium në Kataluni dhe një nga mundësitë është impianti i sapondërtuar, “Johan Cruyff”.

Është një stadium i vogël, i ndërtuar për femrat dhe akademinë e klubit, por që tashmë mund t’i hyjë në punë Barcelonës. Drejtuesit po mendojnë hartimin e një miniprojekti, që konsiston me shtimin e kapacitetit të këtij stadiumi me tribuna provizore.

Kapaciteti aktual i mini-stadiumit është 6 mijë tifozë dhe klubi kërkon ta rrisë ndjeshëm. Në fakt në dispozicion është edhe një tjetër stadium, që është ai në kodrën Montjuic.

Impianti “Lluis Companys” ka një kapacitet prej 60 mijë spektatorësh, çka i përshtatet Barcelonës.

Por ka probleme të tjera. Ky stadium ka nevojë për rregullime brenda tij, si dhe gjatë gjithë verës aty do zhvillohen koncerte, që dëmtojnë fushën dhe nuk krijojnë kushtet e duhura në nisjen e kampionatit.

Gjithashtu në atë impiant duhet të vendoset tapet i ri, që kërkon para dhe kohë. E sigurt është që me shumë gjasa sezonin e ardhshëm Barça nuk do të luajë në Camp Nou por se ku kjo mbetet për t’u parë.

Related Articles