Cana ua mbanë gjallë shpresën Vëllaznimit, ja sa paga nuk i kanë marrë lojtarët

Cana ua mbanë gjallë shpresën Vëllaznimit, ja sa paga nuk i kanë marrë lojtarët

Klubi Futbollistik ‘Vëllaznimi’ nga Gjakova përsëri është në gjendje të rënduar financiare.

Ekipi i parë për herë të tretë ka shkuar në bojkot të stërvitjeve, kurse në ndeshjen e fundit kundër Trepçës së Mitrovicës nuk u paraqiten në lojë dhe kësisoj skuadra ‘kuqezi’ luajti me futbollistë juniorë.

KF Vllaznimi, Gjakovë

Lojtarët e ekipit të parë gjatë gjithë kohës kanë marrë premtime të shumta nga drejtuesit e klubit, por deri më tani pa u konkretizua asgjë. Mësohet se drejtuesit e klubit ua kanë borxh dy muaj pagat dhe se tashmë janë futur për muajin e tretë.

Gjithashtu, mësohet se futbollisti i mirënjohur shqiptar, Lorik Cana, ka premtuar se pagat do i kryen ai së bashku me familjen e tij, por që deri më tani kanë mbetur vetëm fjalë.

Kujtojmë që skuadra e Vëllaznimit e kishte nisur për mrekulli sezonin duke kryesuar në ‘Grupin A’ të Ligës së Parë, por që tashmë me problemet e paraqitura e ka humbur këtë pozitë.

Në ndeshjen e fundit kundër Trepçës, juniorët e Vëllaznimit janë mposhtur në shtëpi me rezultatin minimal, 0-1.

Related Articles