Legjenda shqiptare e futbollit, Lorik Cana, ka vizituar klubin e Vëllaznimit.
Kjo u bë e ditur nga klubi gjakovar përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare.
“Kuqezinjtë” vlerësuan se vizita e Canës u jep motiv për të punuar në avancimin e sportit, kurse këshillat dhe mbështetja e tij u vlerësuan si vlerë e shtuar për klubin.
Njoftimi i plotë nga klubi i Vëllaznimit (pa ndërhyrje):
“LORIK CANA VIZITON KF VËLLAZNIMIN
Kryesia e KF Vëllaznimit, ka pritur sot në takim legjendën e futbollit mbarëshqiptar, Lorik Cana.
Sot na ka nderuar legjenda e gjallë e sportit mbarëshqiptar, Lorik Cana. Vizita e tij, na jep motiv dhe kurajo për të punuar në avancimin e sportit tonë, ndërsa këshillat e Lorikut dhe mbështetja e tij do të jenë vlerë e shtuar për ne.
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqipëtare, ofroi mbështetje të vazhdueshme për Kryesin e klubit dhe objektivat për të ardhmen e KF Vëllaznimit, duke theksuar që gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Klubin Kuq e Zi”.