Carl Bildt: Çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët, por ajo është lënë të acarohet

Carl Bildt: Çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët, por ajo është lënë të acarohet

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovëështë dashur të zgjidhet shumë më herët”

Bildt ka shkruar se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt. 

Related Articles