Casemiro: “Do t’u them nipërve të mi se kam luajtur me Kroosin dhe Modricin

Casemiro: “Do t’u them nipërve të mi se kam luajtur me Kroosin dhe Modricin

Mesfushorët më të mirë në botë dhe më të veçantë, për Casemiron, janë dyshja me të cilët ka fituar gjithçka, Toni Kroos-Luka Modric.

Me ta në fushë, Casemiro ka arritur që ngrejë shumë trofe, përfshirë tre trofe të Champions League me radhë.

Për të, është privilegj të ndash gjithçka me Modric e Kroos.

“Është një privilegj të luaj për kaq shumë vite për klubin më të madh në botë dhe mendoj se do të kuptoj edhe më shumë atë që kem arritur vetëm kur e gjithë kjo të përfundojë një ditë”, tha për ESPN Casemiro.

“Është privilegj të luash së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos. Është kënaqësi që kam luajtur me ta kaq gjatë dhe do t’u them nipërve të mi se kam pasur fatin të luaj me dy lojtarë të jashtëzakonshëm, dy ikona të futbollit”.

Related Articles