Deklaratat e Antonio Cassanos për Erling Haaland ka shkaktuar shumë diskutime.
Ish-sulmuesi e ka zhvleftësuar norvegjezin, duke nënvizuar “mosdijen e tij për të luajtur futboll”.
Pas paraqitjes brilante të Haalandit, vendimtare në fitoren e Manchester Cityt në derbin ndaj United, fjalët e Cassanos janë bërë virale në internet.
Sipas tij, numri i jashtëzakonshëm i golave nuk mjafton për të folur për një lojtar me cilësi të shkëlqyer, i aftë për ta entuziazmuar.
Ka lojtarë të tjerë që e entuziazmojnë Cassanon: “Haland? Nuk vë re diçka të veçantë tek ai”.
“Haaland nuk do të ketë kurrë klasin e lojtarëve si Totti, Riquelme, Aimar, Pirlo apo Cassano. Shënon ato gola të cilat edhe lojtarët e Serisë B mund t’i realizojnë, mua futbolli i tij nuk më emocionon”.Reklama
“Aimar, ai mund të ketë fituar pak, por mes tij, Haalandit dhe Ronaldos, do ta merrja atë. Unë i konsideroj të veçantë ata që flasin me topin, si Bergkamp”.
“Mund të shënoj edhe 100 gola për ndeshje, por gjithnjë do të vuaj sa i takon pjesëmarrjes në lojë, nuk di asgjë pr futbollin”.
“Është i fortë, por jam i bindur kur them se për mua nuk është special. Teknikën dhe klasin nuk do ta ketë kurrë”, u shpreh më tej Cassano.