“Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë” – BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë

“Çdo palë zgjedhje janë test i demokracisë” – BE monitoron votimin në Prishtinë e Graçanicë

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit të votimit gjatë vizitave në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë.

Sipas njoftimit, ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, në kuadër të iniciativës së koordinuar nga BE-ja, “Diplomatic Watch”, është shprehur e kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet procesi i votimit.

“Gjatë vizitës në qendrat e votimit në Prishtinë dhe Graçanicë, si pjesë e ‘Diplomatic Watch’ të koordinuar nga BE-ja, ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Palatova u shpreh e kënaqur që procesi i votimit po zhvillohet pa probleme.”

BE-ja theksoi rëndësinë e zgjedhjeve për funksionimin demokratik të vendit.

“Çdo palë zgjedhje janë një test i demokracisë”, thuhet në njoftim.

Në fund të mesazhit, përfaqësuesit e BE-së uruan që pjesa e mbetur e ditës zgjedhore të kalojë me sukses. 

Related Articles