Çeku: Synojmë që xhudon ta bëjmë lëndë obligative në të gjitha shkollat 

Çeku: Synojmë që xhudon ta bëjmë lëndë obligative në të gjitha shkollat 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se qeveria synon që xhudon ta bëjë lëndë obligative nëpër të gjitha shkollat e vendit.

Ai tha se me programin “Kosova shtet i xhudos”, po punohet intensivisht prej selektorit të Kosovës në Xhudo, Driton Kukës, trajneres Majlinda Kelmendi e të gjithë të tjerëve që të përhapet sa më shumë xhudo nëpër shkolla.

“Jo të gjithë do të bëhen xhudistë, e dimë këtë, por talentët do të identifikohen por në të njëjtën kohë qëllimi është t’i mbajmë aktivë, ta mësojnë vetëmbrojtjen dhe shkathtësi të rëndësishme për fëmijët”.

“Synimi ynë është që t’i përfshijmë të gjithë fëmijët. Në sistemin parauniversitar, Kosova ka rreth 330 mijë nxënës dhe ne duam që të gjithë këta nxënës të bëjnë aktivitete fizike dhe sportive rregullisht, e sidomos xhudo”, tha Çeku në Rubikon në Klan Kosova.

Ai foli edhe për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku tha se zgjerimi i kompleksit tashmë është në procedurë të vlerësimit të ofertave dhe në momentin që sipas tij, përzgjidhet operatori fitues, do të fillojë edhe puna e ndërtimit të qendrës.

Related Articles