Cepeda për Osmanin: I nderuar ta prisja në Senat

Cepeda për Osmanin: I nderuar ta prisja në Senat

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Kolumbinë.

Ajo është pritur me nderime nga presidenti i Senatit dhe i Kongresit të Kolumbisë, Efrain Cepeda.

Cepeda përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur i nderuar ta priste Osmanin në Senat, për të cilën tha se po e viziton Kolumbinë për inaugurimin e ambasadës së Kosovës në Bogota.

Më tej ai shtoi se Kosova u njoh si shtet i pavarur nga Kolumbia në vitin 2008 dhe se janë krijuar marrëdhënie ndërshtetërore që nga viti 2019.

“Ne duam të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe, të forcojmë turizmin e ndërsjellë dhe të punojmë në luftën kundër krimit të organizuar”, shkroi tutje Cepeda në postim. /Gazeta Enigma

Related Articles