Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e 5 nëntorit, janë certifikuar 23 hetues policorë.
Hetuesit janë trajnuar dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe grumbullimin e dëshmive”.
Certifikatat janë ndarë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe menaxherja e Programit ICITAP-DD, Kimberly Riffe, pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.
“Ky trajnim është vazhdimësi e përkrahjes së partneritetit strategjik të ICITAP-it për ngritjen e kapaciteteve policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.