Çfarë janë “dritat blu” që po shfaqen në disa shtete, shpjegojnë ekspertët

Çfarë janë “dritat blu” që po shfaqen në disa shtete, shpjegojnë ekspertët

Meksikanët kishin frikë se fundi ishte afër pasi “shpërthimet e dritave blu”, u panë duke u manifestuar në qiell pas tërmetit të fuqishëm në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me madhësi prej 7.0 goditi qytetin e Acapulco të mërkurën, duke lënë të vdekur një person; derisa shkaktoi dëmtimin e ndërtesave, gjithashtu rrëshqitje dheu që mbulonin një autostradë kryesore.

Banorët dolën jashtë objekteve derisa këto u lëkunden nga dridhjet e tërmet, mirëpo emocionet e tyre u tronditën më tej nga dritat blu, të cilat u shfaqën në qiell.

Përdoruesit e Twitter publikuan video të fenomenit duke përdoru hashtagun #Apocalipsis, termi spanjisht që do të thotë apokalips.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar pasi kjo dukuri natyrore nuk është një shenjë që dita e kiametit është afër.

Fizikani i Universitetit Rutgers, Troy Shinbrot, shpjegoi se “nëse do të ndodhte, apokalipsi do të kishte ndodhur një mijë vjet më parë kur kjo u zbulua për herë të parë”, pasi pamja interesante është regjistruar historikisht dhe ndodh “rregullisht”.

Disa shkencëtarë besojnë se shpërthimi i dritës, ose shkëlqimi, është shkaktuar nga fërkimi i shkëmbit pranë kores së Tokës, që lëshon energji në atmosferë. Blici i dritës prodhohet pranë sipërfaqes së planetit.

Në anën tjetër, Sizmologu i Universitetit Autonom Ndërkombëtar i Meksikës, Victor Manuel Cruz Atienza, thotë se qielli në natën e tërmetit ishte plot me shumë aktivitete elektrike nga një stuhi shiu.

Related Articles