Talibanët janë në prag të marrjes së kontrollit mbi Kabulin për herë të parë në dy dekada, por çfarë mund të ndodhë nëse e bëjnë këtë?
Militantët kanë përjashtuar një qeveri kalimtare duke thënë se planifikojnë të shpallin një Emirat Islamik të Afganistanit.
Një zëdhënës i talebinëve i ka thënë BBC-së se nuk do të kishte “hakmarrje” ndaj afganëve dhe prona do të ishte e sigurt, por është e paqartë se çfarë mund të ndodhë në aeroport, ku qeveritë e huaja po evakuojnë shtetasit e tyre, përcjell Klankosova.tv
Talibanët gjithashtu kanë thënë se të drejtat e grave do të respektohen, por ato duhet të veshin burka.
Megjithatë, raportet tregojnë se gratë nuk do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre pa një shoqërues mashkull dhe se disa punonjësve femra u është thënë se punët e tyre tani do të kryhen nga burrat.
NATO tashmë ka premtuar se do të mbajë një prani diplomatike në Kabul dhe po ndihmon me situatën kaotike në aeroport.