Kryeministri Albin Kurti është vetëm një nga qeveritarët e këtij ekzekutivi që ka shtetësi të dyfishtë. Pasaportë të Shqipërisë, pos tij bartë edhe kryediplomatja, Donika Gërvalla dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ndërkaq kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka nënshtetësi norvegjeze, meqë ka jetuar atje. Kushtetuta e vendit u lejon pushtetarëve mbajtjen e dy ose më shumë shtetësive.
Por kjo nuk ndodhë edhe në disa shtete evropiane si Gjermania e Austria. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në politikën e tyre praktikojnë ndalesën për moslejimin e shtetësive të dyfishta për zyrtarët e lartë shtetëror.