The Spectator Index ka raportuar disa minuta më parë se presidenti rus, Vladimir Putin, do t’i drejtohet popullit rus së shpejti.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij paralajmërimi të papritur nga presidenti Putin.
Kujtojmë se sot është raportuar që një civil ukrainas është vrarë në Ukrainën lindore, por ende nuk janë dhënë detaje rreth ngjarjes.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë rritur gjatë muajve të fundit, gjë që ka bërë edhe fuqitë perëndimore të reagojnë ndaj Rusisë dhe tendencave për pushtimin e Ukrainës.
Fjalimi i Putinit pritet të mbahet rreth orës 19:00.