Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 12 tetor 2021
Vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës. (Hagë, 9:30 – 16:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjimi publik lidhur me Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna nё familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna nё baza gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti raportojnë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për PVF-të e Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020, e ftuar ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla –Schëarz. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Hapja e programit të shkëmbimeve Supershkollat nga RYCO. (Hotel “Sirius”, kati i tetë, Prishtinë, ora 11:00-12:15)
Komisioni për Ekonomi voton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE, për vitin 2020, dhe do të ketë diskutim për organizimin e një debati publik në Komision lidhur me barrierat tregtare Kosovë-Serbi, me propozim të KDI-së.(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takim me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati me temën “Sfidat dhe prioritetet apo objektivat për fushën e mirëqenies sociale – reforma e sistemit pensional në Kosovë”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)
Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministra/e, ku i ftuari i radhës do të jetë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu. (Hotel “Sirius”, ora 14:00). /Gazeta Enigma/.