Tottenham ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Watfordit në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.
Ishte Son Heung Min, i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e 42-të të ndeshjes.
Ai nga gjuajtja e lirë, nga një pozitë e vështirë arriti ta dërgonte topin në rrjetë, duke e hutuar kundërshtarin.
Me rezultatin minimal në favor të Tottenham Hotspur (1:0) ka përfunduar edhe pjesa e parë e kësaj ndeshje, pikërisht me golin e shënuar nga Son.