Çfarë thoshte Donika Gërvalla për humbjen e Donald Trump në zgjedhjet e 2020?

Çfarë thoshte Donika Gërvalla për humbjen e Donald Trump në zgjedhjet e 2020?

Pas rezultateve të fundit të garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump pritet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë si president i ri.

Një tjetër figurë që mund të rikthehet në administratën e re është Richard Grenell, emisari i dikurshëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Enigma.

Bazuar në rezultatet e votimeve dhe pozitat e mundshme të administratës Trump, Grenell mund të luajë një rol të rëndësishëm përsëri në marrëdhëniet e SHBA-së me Ballkanin, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Për fitoren në drejtimin e shtetit, Trumpi ka marrë mesazhe urimi nga mbarë bota, në mesin e të cilave ishin edhe ato nga Kosova.

Por në vitin 2021, ishte kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale kishte përshëndetur humbjen e Trumpit.

Ajo kishte thënë se as Trumpi dhe as Grenelli, nuk janë interesuar asnjëherë për Kosovën.

“Në Gjermani Grenelli ka qenë një ambassador skandaloz dhe po aq skandaloz ka qenë si i dërguar i presidentit amerikan në Kosovë. Qytetarët amerikan i kanë larguar tashmë që të dy nga postet e tyre të larta. Të dy kanë tentuar më pas që zgjedhjet e lira në Amerikë të mos i pranojnë duke i quajtuar të manipuluara, gënjeshtra këto që kulmuan në sulmin e armatosur ndaj Kapitolit duke i shfaqur botës ndër imazhet m ë të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë nga Amerika.

“As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm per veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tonë“.

“Sa mirë të dish që Grenelli është vetëm një kapitull i së djeshmes dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur janë mesazhet në Twitter. Zoti i ka bekuar Amerikën dhe Kosovën dhe miqësinë e tyre të përhershme”, thoshte Gërvalla./GazetaEnigma/

Related Articles