Chelsea e kryen detyrën ndaj Lille, Zhegrova luan më shumë se 10 minuta në debutim

Chelsea e kryen detyrën ndaj Lille, Zhegrova luan më shumë se 10 minuta në debutim

Chelsea ka shënuar fitore të madhe ndaj Lille në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” triumfuan 2:0 në “Stamford Bridge” ndaj kampionëve në fuqi të Francës,.

Kai Havertz tek në minutën e 8-të ua bëri me dije mysafirëve se fitorja në Londër do të jetë e të besuarve të Thomas Tuchel.

Atë e konfirmoi amerikani, Christian Pulisic që realizoi golin e dytë dhe të fundit në këtë duel në minutën e 63-të.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova e nisi takimin nga stoli, mirëpo u aktivizua në minutën e 81-të kur zëvendësoi bashkëlojtarin, David.

Ndeshja e kthimit në Francë ndërmjet dy skuadrave luhet pas disa jave./Gazeta Enigma/

Related Articles