Chelsea eliminon Aston Villan pas penalltive

Chelsea eliminon Aston Villan pas penalltive

Chelsea është kualifikuar në raundin e katërt të EFL Cup (të njohur si Carabao Cup) duke eliminuar Aston Villan vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e takimit të zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).

Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa në gjysmën e dytë, Timo Werner e zhbllokoi rezultatin pas asistimit nga Reece James (54’).

Mirëpo, Cameron Archer e barazoi rezultatin (64’) duke e dërguar ndeshjen në penallti.

Ndërsa pas ekzekutimit të njëmbëdhjetëmetërshave, më të saktë u treguan lojtarët e Chelseat, të cilët u kualifikuan në fazën tjetër të Carabao Cup.

Related Articles