Armando Broja e kaloi këtë sezon në formë huazimi në Vitesse, ku i realizoi 11 gola në 36 paraqitje. “Blues” mund ta rikthejnë sulmuesin shqiptar në Londër nga sezoni i ardhshëm
Chelsea po planifikon t’i ofrojë kontratë të re futbollistit shqiptar, Armando Broja. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”. 19 vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, të cilin e kaloi në formë huazimi tek Vitesse.
Përfaqësuesi shqiptar i realizoi 11 gola në 36 paraqitje me klubin holandez. Dhe, ai mund të hyjë në planet e trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ardhshëm. Broja ishte lindur në Angli, por në fund zgjodhi ta përfaqësonte Kombëtaren shqiptare.
Ai shihet si një lojtar me potencial të madh duke e pasur parasysh se është në moshë të re. Nëse e vazhdon zhvillimin, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ta shohim sulmuesin shqiptar në fanellën e kaltër të kampionit të ri evropian.