Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Chelseat dhe Manchester United, në derbin që po luhet në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premeir.
Djajtë e Kuq e filluan më mirë ndeshje, duke rrezikuar disa herë portën e Bluve, por Kepa Arrizabalaga ishte i pamposhtur.
Potter i Chelseat intervenoi me zëvendësim, duke larguar nga loja Cucurellan dhe duke inkuadruar Kovacicin.
Loja e Chelseat filloi të ngjallej me kroatin, duke krijuar më shumë shanse, por pa ia dalë të gjejnë kuadratin e portës.
/Gazeta Enigma/